Ju flet Moska - Unë e "mbroj" Sali Berishën si Pilati Krishtin
Unë e "mbroj" Sali Berishën si Pilati Krishtin ishte tema e datë 23 shtator 2021 në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Ponc Pilati ishte guvernatori romak i Judesë, që gjykoi dhe dënoi Krishtin me vdekje. Ai në atë kohë kishte edhe rolin e gjykatësit dhe kishte një rol sikurse ambasadorët amerikanë sot në vend si Shqipëria. Perandoritë ndahen në dy lloje; ato që zbatojnë të njëjtin ligj si në të gjitha vendet dhe ato që kanë një standard të dyfishtë ligjor.
Pilati kishte detyrim sipas marrëveshjeve që kishte Roma me këto provinca, mund të merrte vendimin e fundit, por në bazën e dëshirës popullore, sepse kishin një lloj autonomie. Prandaj ai tha se po e dënon duke larë duart, sepse populli e kërkoi. Pilati kështu doli i pastër sepse tha nuk është fajtor.
Kur i dënonte Roma kërkonte prova që ta dënonte dikë. Krishti u dëgjua nga Pilati dhe i pati të gjitha garancitë proceduriale. Perandoria, që në rastin sot është SHBA dhe Yuri Kim është guvenatorja, po sillet si Pilati. Ai tha ka të drejtë të dëgjohet, por Yuri Kim thotë se kur flet qendra e perandorisë ajo thotë se ata kanë të drejtë. Logjikë që nuk ekzistonte në kohën e Romës.
Kush del dhe thotë se Berisha ka të drejtë që të dëgjohet dhe gjykohet në një proces të rregullt me prova, dalin e thonë se është anti-amerikanë. Me këtë logjikë i bie që edhe etërit e SHBA-së të jenë anti-amerikanë sepse ligjin e tyre e kanë bazuar në të drejtën romake.

