I dënuar në Itali me 18 vjet burg për trafik droge, arrestohet në Lezhë Edmond Sufja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2021, 14:21
Një 48-vjeçar në Lezhë, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, për vepren penale "Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", ka rënë në prangat e policisë.
Arrestimi provizor i Edmond Sufjes u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
"Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale "Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian".
Sukja ka qenë subjekt edhe i OFL-së në shkurt të vitit të kaluar.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

