Nard Ndoka përlotet në studion e "Jeto me Orën", Videomesazhi emocionues i djalit: Ecim me kokën lart

Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku. Njëri nga djemtë e surprizoi në studio me një mesazh emocionues ku e falenderoi publikisht për të gjitha sakrificat që zoti Ndoka ka bërë për fëmijët

"Doja të të falenderoja publikisht për çdo gjë që ke bërë për ne dhe mbi të gjitha për edukatën që ka keni dhënë. Për frymën që na keni rritur që të punojmë vetë dhe t'ia dalim vetë me forcat tona. Uroj që një ditë të të bëjmë krenar ashtu si ne jemi krenar për ty dhe kudo që shkojmë ecim me kokën lart. Të përshëndes dhe të përqafoj nga larg," ishte video-mesazhi i djalit të zotit Ndoka.

Ky mesazh emocionues e bëri zotin  Ndoka të derdhte lot në studion e "Jeto me Orën."

Ndoka: "Ne e vuajmë pak pjesën e largësisë së fëmijëve. Dy djemtë e mi jetojnë në Maltë dhe punojnë aty, por jam përpjekur t'i edukoj ndryshe nga fëmijët e politikanëve të cilët janë të privilegjuar. Unë jam përpjekur t'i edukoj me frymën e punës dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që ata po vazhdojnë një jetë me lirinë e tyre. Ky është çuni i vogël, Mario që jeton në Maltë. Ndihem mirë që ata vazhdojnë ecin përpara me forcat e veta."/OraNews/ 

Nard Ndoka përlotet në studion e "Jeto me Orën",