Biokimistja që u bë piktore, mësuesja rrëfen historinë e veçantë në studion e "Jeto me Orën"

Gonxhe Voja, mësuesja e biokimisë e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora ka rrëfyer për pasionin e saj për pikturën. Zonja Voja tregoi se mëuesinë ja imponoi familja e saj, por pasioni për pikturën nuk u shua kurrë.

Voja: "Linda e talentuar sepse në shkollë unë vizatoja çdo gjë që shikoja. Duke pasur shumë nevojë familja që unë të bëhesha mësuese sepse kështu e konceptonin ata unë nuk shkova në lice, por shkova për mësuese. Pasi mbarova shkollën e lartë për biokimi punova në disa rrethe të Shqipërisë si mësuese, por talenti nuk humbi tek unë.

Në moshën 52-vjeçare thashë ta provoja, sepse në atë kohë nuk punoja më. Fillimisht bëra 13 piktura. Kisha një fantazi të çmendur, mund të rrija gjithë natën duke pikturuar dhe të gdhihesha në mëngjes me një pikturë të mbaruar."/OraNews/