Nard Ndoka: Parlamenti ka humbur pjesën klasike, ka 2 garnizone ushtarake që marrin urdhra nga padronët e tyre
Nard Ndoka i ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku u shpreh se Parlamenti për fat të keq ka humbur pjesën klasike dhe pjesën e debatit.
Sipas zotit Ndoka të dy liderët e partive kryesore kanë përgjegjësi të harmonizojnë pjesëmarrjen e deputetëve në Kuvend.
Ndoka: "Parlamenti për fat të keq ka humbur pjesën klasike, pjesën e debatit klasik të ideve, të alternativave, ka më tepër 2 garnizone ushtarake që marrin urdhra nga padronët e tyre, është i njëjti stil, nuk kemi një parlament plural, nuk kemi një parlament që ka forcë fjala dhe debati.
Të gjitha këto vlera i mungojnë Kuvendit të Shqipërisë. Nga njëra anë më vjen keq që parlamenti është kthyer në një model të tillë, nga ana tjetër më vjen mirë që nuk jam pjesë e asaj estrade. Kanë një përgjegjësi 2 liderët kryesorë të kësaj partie të cilët nuk e harmonizojnë pjesëmarrjen e deputetëve në parlament."/OraNews/
