Belluci interpreton në Athinë, aktorja italiane sjell monologun e Maria Callas në Odeonin antik

Aktorja e mirënjohur, Monica Belucci ka performuar në skenën e Teatrit të Athinës, monologun e Maria Callas. Bellucci portretizon këngëtaren ikonike të operës greke përmes “Letrave & Kujtimeve”, të shkruara nga vetë Callas dhe të pabotuara më parë.

Aktorja e mirënjohur italiane, Monica Bellucci, interpetoi në skenën e Odeonit antik të Athinës monologun e famshëm të Maria Callas. Në një mbrëmje të mbushur me emocione, aktorja solli në frëngjisht "Maria Callas: letra dhe kujtime" nga Tom Volf, në teatrin e lashtë “Herod Atticus Odeon”, pranë Akropolit, ku u prit me duatrokitje. 56-vjeçarja e vlerësoi Callas si një një grua moderne dhe frymëzuese.

Monologu bazohet në një libër të Tom Volf, i cili është gjithashtu drejtor i shfaqjes, dhe filmin e tij të fundit "Maria by Callas", në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara të shkruara nga diva midis 1946 dhe 1977 nga miqtë personalë, fondacionet dhe koleksionet private.

Letrat lexohen sipas rendit kronologjik dhe hedhin dritë mbi aspektet e panjohura deri më tani të jetës së Callas, nga vitet e saj të fëmijërisë në Nju Jork deri në vitet e luftës në Athinë, hapat e parë të karrierës dhe dashurinë e saj me Onassis.

Premiera e shfaqjes u realizua në Paris në nëntor 2019 dhe ishte planifikuar të zhvillohej në Athinë në 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Kërkesa e madhe për bileta bëri që organizatorët të shtonin një ditë më shumë, pra performanca u do të jetë edhe më 23 shtator.