Humor e satirë në Pogradec, shkrimtarë nga e gjithë Shqipëria e diaspora dy ditë në konkurs

Filozofia e jetës është paraqitur përmes satirës dhe humorit në konkursin për letërsinë të zhvilluar për dy ditë me radhe në Pogradec. Pjesëmarrja e lartë ka sjellë një atmosferë ndryshe në qytet, ndërsa shkrimtarë janë paraqitur nga gjithë Shqipëria e diaspora.

Në Pogradec, konkursi i letërsisë është zhvilluar ndryshe. Shkrimtarët janë futur në garë për krijimitarinë satire humoristike, duke sjellë një atmosferë ndryshe në dy ditë me radhë.

Agron Goga në prozë dhe Jani Duri në poezi u shpallën fitues të  garës.

Në konkurs u vu re pjesëmarrja e autorëve nga e gjithë Shqipëria, por dhe nga shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Pas një pune disa mujore konkursi, i cili vjen për herë të parë në qytetin e Pogradecit, arriti të finalizojë me sukses një aktivitet që ka nisur me bienalen e karikaturës Niko Nikolla.

Në konkursin e letërsisë satiriko-humoristike u ndanë edhe çmime të tjera të dyta, ndërsa vlen të përmendet edhe çmimi që rrëmbeu Presheva në poezi me Sevdail Hysenin.