Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e monumenteve

Kulla C e murit rrethues të Durrësit u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Punimet për riparimin e saj tashmë kanë hyrë në fazën e dytë.

Vështiresitë duket se janë shumë të mëdha pasi disa prej fragmenteve të mureve janë me pesha të mëdha deri në 40 ton. Për shkak të situatës punimet nga 11 muaj që ishin parashikuar pritet të zgjaten edhe më tej.

"Kemi bllokuar të gjitha zgavrat, të cilat janë ngjitur në themele gjatë punimeve. Kemi filluar  ringritjen e muraturës me blloqet e rrëzuara."

Por, ky nuk do të jetë i vetmi monument i trashëgimisë kulturore që do të restaurohet. Drejtuesi i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, shprehet se projekti do të shtrihet në të gjithë qarkun.

"Fillojnë shumë shpejt restaurimet. Për qytetin tinë të Durrësit do fillojë Torra Veneciane dhe Hamami i Durrësit."

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e

Edhe godina e Muzeut Arkeologjik, e cila u dëmtua nga tërmeti i 2019 do t'i nënshtrohet rikonstruksionit.

"Do të rivihen në funksion dhe kati 0, që është i vizitueshëm, kati i parë dhe kati i dytë i muzeut."

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi edhe kalanë e Krujës, atë të Prezës në tiranë dhe shumë monumente të trashëgimisë

SHBA kanë dhënë 800 mijë dollarë grant për restaurimin e monumenteve të kulturës në Durrës Krujë e Tiranë.

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e

Dëmet nga tërmeti, vështirësi në riparimin e