Studiesi Dom Nik Ukgjini denoncon: Varret po dëmtojnë historinë në Lezhë

Varret e ndërtuara pranë objekteve të kultit dhe objekteve të rëndësisë së veçantë po dëmtojnë gjurmët historike në Lezhë. Studiuesit ngrenë alarmin se vendosja e varreve pa kriter po pengon rikualifikimin e vendit ku është mbajtur Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të zonës.

Varret e vendosura pa kriter po bëhen pengesë për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arberit, një nga ngjarjet më të rëndësishme pas Besëlidhjes së Lezhës.

Shqetësimi është ngritur nga studiuesi Dom Nik Ukgjini.

Sipas tij varret e ndërtuara pa kriter në Mërqi të Lezhës po shkatërrojnë dhe arkelogjinë me vlera historike.

"Varret e ndërtuara vend e pa vend, pa sistem, bëhen pengesë për realizimin e këtij projekti sepse mendohet të lidhet ambjenti i kishës me çelën, çelë 400 vjeçare."

Studiesi Dom Nik Ukgjini denoncon: Varret po dëmtojnë historinë

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në objektet e tjera të kultit Monument Kulture të qarkut.

Studiesi Dom Nik Ukgjini për këtë fajëson institucionet përgjegjëse.

"Qoftë kisha lokale por edhe instituciknet shtetërore. Moskujdesja ndaj këtyre varreve sjell probleme të ndryshme. Shkatërrohet arkeologjia."

Burime nga Bashkia Lezhës bëjnë me dije se po punohet për një zgjidhje që do ti hapë rrugë zbatimit të projektit për Kuvendin e Arberit në Mërqi të Lezhës.

Studiesi Dom Nik Ukgjini denoncon: Varret po dëmtojnë historinë