Berisha: Jo ndarjes midis Bashës dhe Berishës, ne mbështetëm kryetarin, por ai u mor peng

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se janë shumë anëtarë të PD-së që janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës.

Berisha tha se të gjithë e kanë mbështetur Berishën, sepse edhe ai e ka mbrojtur vetë atë, por kurrë nuk i shkonte mendja se do të merrej peng.

Berisha: Janë shumë anëtarë të PD-së që janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës, por unë ju ftoj ju të mos pranoni asnjë lloj ndarje mes nesh, midis Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe lirisë, e të ardhmes së vendit. Ata që kanë mbështetur Bashën, u them diçka: më shumë se çdo kush tjetër, Lulzim Bashën e kam mbështetur unë.

Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, po ashtu edhe unë. Asnjëri nga ne kurrë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë i marrë peng në mënyrë absolute, do të mundej që pa konsultime dhe pa pyetur asnjë njeri, për të dorëzuar sovranitetin e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë: më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur.