Vlorë, ishte duke ngarkuar materiale ndërtimi, ndërron jetë 36-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 17:27
Një aksident fatal në punë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.
Në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë një 36-vjeçar.
“Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.” – njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
