APP vendos rregulla për tenderat, afati i përfundimit të punimeve duhet të bëhet i ditur
Bashkitë dhe institucionet e pushtetit qendror të cilat zhvillojnë tendera do të duhet të hartojnë një plan të qartë me afatet për realizimin e kontratave të fituara nga kompanitë.
Për këtë qëllim agjencia e prokurimit publik ka miratuar një udhëzim të posaçëm që do të duhet të zbatohet nga autoritetet.
Pas nënshkrimit të kontratës me fituesin e prokurimit do të bëhet i ditur dhe afati i përfundimit të punimeve ne çdo fushë të kërkuar dhe duke e monitoruar projektin.
Duket se kjo kërkesë bëhet për të mos lejuar shtyrjen e punimeve jashtë afateve të kërkuar, apo dhënien e argumenteve shtesë për të kërkuar fonde të tjera prej fituesve të tenderave.
Më herët KPP u ka tërhequr vëmendje autoriteteve prokuruese edhe për dhënien e tenderave pa pasur fonde çka ka shkaktuar edhe vonesa në shlyerjen e detyrimeve.
Tjetër shqetësim për komisionin mbetet dhe vendosja e kritereve të panevojshme në prokurime si dhe të specifikimeve që sjellin një fitues të paravendosur.
Tashmë rregullave do t'i shtohet dhe plani i afateve të punimeve që do ti bashkëngjitet kontratës.

