Katër orë para "Foltores" së Berishës, Basha takon në selinë blu drejtuesit e PD-së në rrethe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 14:13
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar edhe sot takimet me drejtuesit e PD-së në rrethe.
Vetëm katër orë para takimit të Berishës me anëtarësinë në Fier, Basha ka thirrur këtë pasdite në selinë blu drejtuesit politikë të Kukësit dhe Dibrës.
Më herët Basha ka pasur takim me drejtuesin politik të Fierit Alibeaj dhe kryetarin e degës së PD-së atje Luan Baçin.
Këto takime vijnë në kuadër të shpjegimeve ndaj bazës në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
