Të verbrit kërkojnë të drejtat para bashkisë së Durrësit: Vidhemi nga shërbimi i transportit publik
Personat e verbër në Durrës protestuan këtë të martë përpara Bashkisë së qytetit.
Me pankarta në duar, ata i drejtuan Bashkisë Durrës një sërë kërkesash.
"E para pajisja me një zyrë, financimi i shoqatës."
Gjithashtu ata thanë se ndihen të diskriminuar, pasi ligji e përcakton se nuk duhet paguan kur ata udhëtojnë në transportin urban, por ndryshe ndodh në realitet.
"Të verbrit vidhen nga shërbimi i transportit publik qoftë urban qoftë ai përrethqytetas. Bashia është organi kompetent për lëshimin e licencave dhe në to është përcaktuar qartë se duhet të respektojnë komunitetet e aftësisë së kufizuar përfshirë dhe të verbrit."

Thonë se kanë 3 vite që i dërgojnë kërkesa të herë pas hershme Bashkisë, por kjo e fundit nuk ka reaguar në asnjë rast.
"Kemi gjetur veshë të shurdhër dhe dyer të mbyllura te bashkia."
Personat me aftësi të kufizuar kanë një sërë lehtësirash që ua siguron ligji shqiptar, por duket se institucionet kanë dështuar në lidhje me zbatimin e ligjit.





