Misteri mbi eshtrat që u gjetën në makinën e djegur të Pecorelit, kush bashkëpunoi me të?

Policia shqiptare po punon për të identifikuar bashkëpunëtorët e David Pecorelit, biznesmenit Italian i cili u shfaq 9 muaj pas zhdukjes.

Bëhet fjalë për persona nga Puka e Vlora.

Jo vetëm kaq, mister mbetet edhe fakti se kujt i përkasin eshtrat që u gjetën në makinën e djegur në Pukë 

Makinën Pecoreli e kishte marrë me qera në zonën e Rinasit. Momentalisht Pecoreli ekspozohet ndaj një vepre penale si “shkatërrimi i pronës me zjarr”ndërkohë që janë dhe tre akuza të tjera.

Njëra është "Dhënie ndihmë e kalimit të kufirit" Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me individë të tjerë në Shkodër.

Tjetër akuzë që po verifikohet është  edhe “shkatërrimi i varreve”për shkak të mbetjeve kockore që janë gjetur.

Prokuroria ka verifikuar varrezat e zonës së Pukës por nuk kanë rezultuar të dëmtuara, ndërkohë që hetimet janë shtrirë edhe në Vlorë.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno zbulon se 3- 4 muaj para se të zbulohej e vërteta e biznesmenit italian në Shqipëri kanë ardhur disa shtetas italianë që kanë kërkuar informacion mbi Pecorelin.

Ndiqni intervistën e gazetarit Qyno.

Misteri mbi eshtrat që u gjetën në makinën e djegur të