KPA kundër argumenteve të Komisionerit Publik, lë në detyrë prokurorin Petrit Çano

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Në seancën publike të radhës të zhvilluar në KPA lidhur me procesin ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano nuk u evidentua ndonjë konstatim apo konkluzion i ri lidhur me informacionet shtesë të mbërritura.

Kështu, KPA nuk ra dakord me gjetjet e Komisionit Publik, i cili kërkoi shkarkimin e Çanos.

Komisioneri evidentoi mangësi të hetimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Nga ana tjetër, prokurori Çano më herët i ka cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisionerit dhe solli në vëmendje se shkaqet në ankim janë ngritur vetëm për kriterin e pasurisë.