Meta kujton Dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës për një botë në paqe dhe të sigurt
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, presidenti Ilir Meta ka nderuar kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.
Përmes një postimi në facebook, Meta thotë se Shqipëria si anëtare e NATO-s,duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.
Lirohet nga burgu Jurgen Molla, i falet 1 vit e 2 muaj dënim
21 Shtator, 13:58
Ditën ndërkombëtare të paqes e përkujtuan edhe kryeministri Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Më 1981 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi që 21 shtatori të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes.
Sot, dyzetë vjet më pas, Shqipëria është bërë një kontribuuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë.

