Vullnetarët pastrojnë pisllëkun e Liqenit të Komanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 15:23
Mbetjet dhe papastëritë kanë veshur sipërfaqen e liqenit të Komanit pranë digës dhe përgjatë rrjedhës. Ata hidhen nga udhëtarët por dhe banorët e pellgut.
Skuadra e Vullnetarëve të Mjedisit të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve u angazhuan për pastrimin e mbetjeve.
Gjithashtu ata synojnë ndërgjegjësimin e banorëve pasi ky imazh i shëmtuar nuk i shërben askujt.









