Shkodër, banorët protestojnë për rrugën, po u ndërtohet pa trotuare e kanalizime

Punimet i kanë bllokuar dhe në rrugë kanë zbritur për të kundërshtuar projektin e bashkisë së Shkodrës që po zbatohet në terren.

Banorët e fshatit Bardhaj, pak kilometra larg qendrës së Shkodrës, e quajnë absurde që në vitin 2021 të ndërtohet një rrugë ku nuk mund të kalojnë dy automjete, që nuk ka trotuare dhe as kanalizime.

"Ne masim bordurat. Kemi një marrëveshje për 4.5 metra asfalt e trotuar e asnjë nuk është respektuar" 

Kjo sipas tyre është e pa tolerueshme, në një kohë kur me kryebashkiaken Voltana Ademi kanë firmosur edhe një marrëveshje që projekti të realizohet me parametrat e kërkuar.

"Kemi një firmë të kryetares së bashkisë ku kemi rënë dakord për këto parametra rruge" 

Shkodër, banorët protestojnë për rrugën, po u

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, administratori Erjon Selgjekaj deklaron se do t'i kërkojë bashkisë të reagojë, pasi investimi po kryhet prej saj.

Projekti i rrugës që ka nisur prej 1 jave ende nuk është zbardhur, e kjo sipas banorëve e bën edhe më të dyshimtë këtë investim. 