Bashkia “harron” të pastrojë mbeturinat në Fresk dhe para ISHP, qytetarët: Mbyllim hundët në rrugë
Lagjet kryesore të Tiranës po përballen me problematika lidhur me pastrimin e mbeturinave në një kohë që Bashkia shpall plane për sisteme të reja të përpunimit të mbetjeve. Në zonën e Freskut banorët thonë se era e mbeturinave të grumbulluara është e padurueshme ndërsa kjo situatë nuk kursen as oborrin e Institutit të Shëndetit Publik.
"Koshat të supertejmbushur, zëmë hundët për të kaluar."
Çdo ditë flitet për një Tiranë të pastër, mirëpo situata në terren është ndryshe.Kosha të tejmbushur e të papastruar.
Qytetarët thonë se gjendja mjedisore në kryeqytet në vitin 2021 është e turpshme.
"Ata që përgjigjen për këtë punë nuk çajnë kokën."
"Shumë keq, nuk kalojmë dot."

Kjo është gjendja në rrugën kryesore para Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë.
Përballë kësaj situate ku plehrat nuk marrin trajtim nga bashkia Tiranë, banorët flasin me ironi për aksionet e pastrimit që kryebashkiaku Erion Veliaj reklamon në rrjetet sociale.
"Duhet ti pastrojë si bota."
"Paguhen taksat dhe nuk nxjerrim dot fëmijët për dore."
Fresku është ndër zonat më të populluara të kryeqytetit, mirëpo banorët atje thonë se mbeturinat grumbullohen me ditë, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin.





