Shkodër: Dy makina përplasen e bëhen shoshë, kalimtarët ndërhyjnë për të ndihmuar të plagosurit

Dy makina janë përplasur sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër – Malësi e Madhe në fshatin Omaraj.

Dy persona kanë mbetur të plagosur ndërsa policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje.

Përplasja ka qenë e fortë dhe nga fotot e mbërritura në redaksi duket që disa njerëz po përpiqen të hapin derën për të ndihmuar të plagosurit. 

Policia informoi se "automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O. Q.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volksëagen, konkretisht shtetasit  A. Q., dhe H. V.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Shkodër: Dy makina përplasen e bëhen shoshë, kalimtarët

Shkodër: Dy makina përplasen e bëhen shoshë, kalimtarët

Shkodër: Dy makina përplasen e bëhen shoshë, kalimtarët