Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë: Njëri në rrugën e Durrësit, afër Rinasit përplasen 4 makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 14:03
Katër makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur në rrugën e Rinasit. Ndërsa në Rrugën e Durrës një mjet ka përplasur një 25 vjeçar që lëvizte me motor.
“Rreth orës 13:00, në Rrugën e Rinasit, janë përfshirë në përplasje 4 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.
Rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.