Zona e “Misto Mames” mbytet mes ujërave të zeza

Banorët në zonën e "Misto Mames" prej një muaji po jetojnë mes ujërave të zeza që kanë dalë në sipërfaqe. Ata bëjnë thirrje për marrjen e masave sa më parë, pasi fëmijët janë të rrezikuar të infektohen në oborrin e pallateve.

Prej gati një muaj banorët në rrugën "Halit Patrona" e njohur ndryshe si "Misto Mame" jetojnë mes ujërave të zeza dhe erës së rëndë.

"Qelbësirë e madhe, prandaj sëmuren njerëzit se nuk ka pastërti."

Sipas tyre kjo situatë ka gati 1 muaj. Por edhe pse ka kaq kohë, shqetësues është fakti që Bashkia nuk ka marrë asnjë masë.

Ndotja në zonë konsiderohet alarmante.

"Ujërat e zeza duhet të futen në kanalizime dhe të mos rrinë sheshit se na bashkohet me ujin e pijshëm."

Fëmijët janë më të rrezikuarit, pasi nuk kanë një vend ku të luajnë.

"Bashkia të mbledhë mendjen dhe të vërë dorë."

Ata janë të rrezikuar nga infeksionet.

Edhe pse vendi ynë ka marrë një sërë masash për parandalimin e Covid 19, Bashkia e Tiranës duket se nuk ka menduar për rrezikun e epidemive nga ndotja e ujërave të zeza në zonat e  banuara.