Lajçak mban anën e Serbisë? Mesazhet për të ulur tensionet në veri i shoqëron me foton me Vuçiç

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka informuar vendet e BE-së mbi situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në tëitter, Lajçak thotë se është i shqetësuar dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situatës.

"Është e rëndësishme të zvogëloni tensionet, të rivendosni një atmosferë paqësore dhe të lejoni lirinë e lëvizjes" apelon ai.

Lajçak nënvizon se BE është e gatshme për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog.

Ajo që bie në sy ëhstë fakti se i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi për të shoqëruar këtë apel ka zgjedhur një foto me Vuçiç.