Burri vret gruan dhe veten me çifte, djali gjen prindërit të pa jetë në banesën e tyre në Divjakë
Pa kaluar ende një javë nga vrasja e Sabrinës 23-vjeçare në Fier, një tjetër gruaje i është marrë jeta nga bashkëshorti i saj.
Fëllënxë Rrasa 45 vjeç u qëllua për vdekje nga Hekuran Rrasa, në banesën e tyre në Babunjë të Divjakës.
Pak pas ngjarjes së rëndë 58-vjeçari i ka dhënë fund jetës po me të njëjtën armë. Trupat e pajetë të bashkëshortëve janë gjetur nga djali i tyre 20 vjeçar që jetonte me ta.
Fqinjët dhe familjarët thonë se ngjarja i ka tronditur, ndërsa Hekuranin dhe Fëllënxën i njihnin si persona të qetë, jo problematikë.
Dyshimet e tyre janë për shkak të gjendjes ekonomike të rënduar pasui Hekurani siguronte pak të ardhura nga puna që kishte si roje.
"Ekonomia shumë dobët, po të shkosh në shtëpi si para 50 viteve."
"Probleme jo nuk kemi këtë, nuk kemi atë."
"Kohët e fundit i qe shmangur dhe rakisë."
Burimet kanë bërë të ditur se kjo është martesa e dytë e 58-vjeçarit i cili ka dhe një vajzë dhe një tjetër djalë.
Efektivët e policisë sekuestruan armën e krimit në cilësinë e provës materiale teksa po punohet për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë, e cila dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të momentit mes çiftit Rrasa.
Fëllënxë Rrasa është e 17 grua që vritet nga partneri i saj në nëntë muajt e parë të këtij viti. /Ora News/
