Vrasja e dyfishtë në Divjakë, vëllai i 58-vjeçarit tregon si e mori vesh: Armën e kishte me leje

Krimi në familje ka tronditur pasditen e sotme Divjakën, ku Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen kanë folur kushëri dhe vëllai i 58 vjeçarit.

Për këtë të fundit kushëriri i tij ka thënë se punonte në Bashki, ndërkohë shton se nuk kishte probleme shëndetësore.

“Ka qenë mirë. Ne e kemi kushëri. Të ishte tamam nuk do e bënte këtë. Në punë ishte, punonte në Bashki jo nuk merrte mjekime. “- thotë kushëriri i tij.

Ndërsa vëllai i tij ka treguar se si e mori vesh lajmin tragjik, ndërsa shton se armën që ka përdorur për vrasje Hekurani e ka pasur me leje.

Ka qenë ai që ka njoftuar djalin e viktimave për ngjarjen e rëndë. 

“Çfarë dini ju di edhe unë. Më lajmëruan se ka ndodhur diçka dhe shkova. Kanë pasur problem ekonomike. Unë di që armën e ka pas me leje, po se nxjerr sistemi se është shumë e vjetër. Nipin e lajmërove unë. Po pinte kafe, I thashë lëre kafen dhe hajde shpejt te shtëpia.” – shprehet vëllai./ Ora News/