Qeveria Rama 3 nisi sot punën, reagon PD: Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së,  Oriola Pampuri, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e parë të qeverisë Rama, e cila nisi sot detyrën për mandatin e tretë, pas betimit në Presidencë.

Ajo e cilëson qeverinë e "Rama 3"  të korruptuar .

"Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi ne politik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve", shkruan Orjola në Facebook.