E kishte fshehur armën në Range Rover, prangoset 41-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur një rast i armëmbajtjes pa leje, duke prangosur një 41-vjeçar

Ata kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, të cilët janë gjetur në automjetin tip "Range Rover".

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Range Rover", pasagjerit në këtë mjet,  shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.