Lezhë, rritet numri i nxënësve të regjistruar në shkollën profesionale
Interesi i të rinjve për arsimin profesional sa po vjen e rritet në Lezhë.
Në Shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka” këtë vit ka pasur një dyndje nxënësish, ku vetëm kalasa të dhjeta janë hapur 7 të tilla.
Kërkesat me të shumta janë për degët Hoteleri-Turizëm dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit.
"Më të frekuentuara kanë qenë Hoteleri-Turizëm dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, por nuk kan mbetur,mbrapa as Teknologjia Ushqimore, Shërbimi Social Shëndetësor dhe Ekonomi Biznesi."
Sipas drejtuesit të shkollës Bardh Dedogjonaj, nxënësit që e frekuentojnë këtë institucion arsimor janë nga i gjithë rajoni i veriut.
"Nxënësit që regjistrohen në shkollën e mesme 'Kolin Gjoka', kanë një shtrirje gjeografike të gjerë, duke filluar që nga Mamurrasi deri në Fushë Arrëz. Mirditë, Lurë, Shkodër, Laç."
Të rinjtë që kanë vendosur të ndjekin këtë shkollë, e shohin arsimin profesional si një zgjedhje mjaft të mirë për të pasur në të ardhmen mundësi punësimi.
"Zgjodha degën e Teknologjisë Ushqimore, sepse mendoj se mund të gjej punë."
