Përplaset nga makina në aksin Lezhë- Milot, plagoset drejtuesi i biçikletës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, ku si pasojë  një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush,  mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.”- njofton policia.

Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ Ora News/ 

Përplaset nga makina në aksin Lezhë- Milot, plagoset drejtuesi i