Me makinë e Nokia të vjetër shpërndante kokainë, kapet në bulevardin "Bajram Curri"
Një 46-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.K.
Gjatë operacionit për arrestimin e tij policia i ka gjetur në automjet 46 doza me lëndë narkotike kokainë, për shitje dhe një celular Nokia, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë.
Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
