Bozdo për programin qeverisës: Realitet si Liza në botën e çudirave, ndihesh fajtor për mendimet e këqia për Ramën
Një realitet si ai në filmin "Liza në botën e çudirave." Kështu e përshkruan eksperti i ekonomisë, Eno Bozdo, programin qeverisës të mazhorancës për katër vitet e ardhshme.
Bozdo: Realitetin që shpalos programi qeverisës është një realitet si Liza në botën e çudirave. Është diçka që ti e lexon dhe mbetesh pa frymë, thua nuk ka mundësi që jetoj në këtë Shqipëri kaq të lumtur dhe kaq të gëzuar dhe ndihesh fajtor për mendimet e këqia që ke kundrejt Edi Ramës.
Edhe pas 8 vitesh në pushtet, kryeministri Rama kur flet për arritje i krahason gjithmonë me qeverisjen e demokratëve.
Bozdo për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se kjo është një frymë e përgjithshme në PS teksa tërheq vëmendjen se programi nuk adresoi problemet kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare.
Bozdo: Nuk më bën përshtypje, kushëriri i tij i parë krahasohej me kohën e Zogut. Është një frymë e përgjithshme kjo të krahasohesh me kundërshtarin. Por më bën përshtypje që ndërsa Shqipëria vuan pasojat e tërmetit dhe pandemisë, pandeminë e kemi ende sot më të fortë dhe më shkatërruese se kurrë, prisja që pjesa kryesore e programit të adresonte çështjet kryesore që shqetësojnë ekonominë.
Monopolet e krijuara nga qerveria me ligj dhe pa ligj, monopolet që kanë lidhje me klientët e qeverisë.Taksa progresive që lavdërohet si çlirim i shqiptarëve e cila është kritikuar rëndë nga BB, FMN, ka sulmuar dhe shkatërruar shtresën e mesme. Klima e biznesit në katër vitet e fundit ka përkeqësim. Indeksi më i ulët në ekonomi që në 2012. Klima e biznesit që është problemi i problemeve nuk preket.
