Mungesa e Ramës trazon Kuvendin, Alibeaj i merr foltoren Ahmetajt, Nikolla ndërpret sërish seancën
Mungesa e kryeministrit në seancën plenare për debatin lidhur me programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme ka shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit.
15 minuta pushim nuk sollën asgjë të re. Mazhoranca iniston për të vijuar me seancën, duke i dhënë fjalën numrit dy të qeverisë Ahmetaj.
Por kjo u kundëershtuar nga opozita. Deputeti Alibeaj ju drejtua foltores për të penguar Ahmetaj.
Mënjeherë ndërhyu Garda e Republikës duke u bërë mur para foltores.
Ahmetaj nuk u la të flasë, ndërsa fjalën e mori Alibeaj për procedurë.
Enkelejd Alibeaj: Ju minimalisht, të respektoni rregulloren. Të gjithë deputetët duhet të ishin bërë gati, t’jua bëjmë transparente shqiptarëve programin. Ju këmbëngulët që është caktuar seanca e parë në marrëveshje të Kryeministrit me Kryetaren, në mënyrë që Kryeministri të jetë parlament. Patëm durimin sot të dëgjonim broçkulla nga mëngjesi deri në darkë. Ne kemi të gjithë dëshirën për të vendosur rregullat, në këtë parlament garant e së cilës jeni juve. Një grua po e vendos kryeministri në siklet, pa arsye.
Më pas Abileajt i është fikur mikrofoni. Ky i fundit ka diskutuar me Nikollën, e cila i ka thënë që ka mbaruar koha sipas rregullores së Parlamentit.
Por rezistenca e Alibeaj bëri që Nikolla të ndërpresë edhe për 10 minuta seancën.
PD insiston për një pushim tjetër, ku të mbledhë grupin parlamentar.
Më herët Tuulant Balla dhe Edmond Spaho debatuan rreth rregullores së Kuvendit.
Taulant Balla: Për procedurë nuk merret dy herë fjalë për të njëjtën çështje. Drejtuesi i seancës kur çmohet prej tij ose me kërkesë të një grupi parlamentar, drejtuesi mund ta ndërpresë seancën deri në 60 minuta. E ndërpreu 15 minuta dhe nuk u kundërshtua. Ti ndajmë gjërat që sot. Nuk shkruhet në rregullore që mbledhjet e grupit të zhvillohen në sallë. I bie që katër grupet të marrin nga një orë dhe të rrimë 4 orë që të presim vendimmarrjen historike të opozitës.
Dikush tha se kundërfirmëtari të jetë në këtë sallë, thirreni Ilir Metën. E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Kryeministri do të jetë këtu. Le të marrë fjalën zëvendëskryeministri dhe një deputet i opozitës më pas e të vazhdojmë. Marrja peng nga askush e sallës së Kuvendit nuk është e sanksionuar në rregullore. Ndërprerja e seancës u bë.
Edmond Spaho: Bëhet debat për programin që paraqitet 1 herë në 4 vjet dhe nuk është kryeministri. Kjo është sjellja e re, të tallesh në mënyrë të pështirë me qytetarët shqiptarë dhe opozitën. Kryeministri i shtriu dorën e opozitës por tani duhet të vijë të dëgjojë se çfarë mendon kryetari i opozitës për propozimet që bëri dhe programin e tij. Propozimi për mbledhjen e grupit parlamentar është që t'ju shpëtojë ju faqen. Kryeministri duhet të vijë, nuk është normale.




