Rama: Kemi rritje si asnjë vit tjetër të të ardhurave, rroga do shkojë 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit
Kryeministri Rama u shpreh se pas periudhës dramatike të pandemisë, vendi ka shënuar një rritje të të ardhurave si asnjë vit më parë. Rama premtoi rritje të rrogës deri në 40.000 lekë deri në fund të mandatit.
Rama: "Pas rënies dramatike të kulmimit të pandemisë kemi fituar numerikisht mbrapsht të gjitha vendet e humbura të punës, madje me rritje në disa sektorë. Kemi rritje si asnjë vit tjetër të të ardhurave, kemi rritje të konsumit si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse.
Kjo është një periudhë rikthimi pas një periudhe dramatike pas pandemisë. Ne nuk duam që ky ritëm të bjerë deri në fund të 4 vjeçarit nën dyshemenë e 4% mesatare rritje ekonomike vjetore. Optimizmi për të dalë me sukses në tregjet e kapitaleve së afërmi është realist.
Jemi të vetëdijshëm se rritja e pagës deri në 30.000 mijë lekë është e ulët, prandaj rritja e saj graduale çdo vit mundësisht deri në 40.000 lekët ët vjetra në fund të mandatit është një objekti i paralajmëruar të cilin do të nisim ta fusim në rrugën e realizimit me projekt-buxhetin e vitit që vjen."