Tiranë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 39-vjeçari, i sekuestrohen 2 armë dhe fishekë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak.
Sipas njoftimit të bluve, pas informacioneve se 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesën e tyre në në Babrru, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Algert Seda, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Gramsh, gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
