"Kush bën më të fortin nuk del më i fituar" Rama nga foltorja i shtrin dorën Bashës, por... Harro urdhrat dhe ndërmjetësit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërriti në Kuvend në orën 10:15 minuta ndërsa kryeministri Edi Rama ishte në foltore për të kërkuar votëbesimin e qeverisë "Rama 3"

Rama edhe një herë i kujtoi Bashës se dora e tij është e shtrirë për bashkëpunim për një sesion parlamentar pa shfaqje si ato të mandatit të kaluar, kur opozita dogji mandatet.   

“Një dejavu e këtyre dekadave pluralizëm që shpresoj që të mos risjellë në skenë shfaqje ekstreme e pasoja të rënda si ato të mandatit të shkuar për këtë institucion të pazëvendësueshëm demokratik.

Ky votëbesim do të ishte krejt i mangtët nëse përpara se të flas për investimet e taksat nuk do të flisja për elefantin në këtë vend, ku jemi përsëri të detyruar duam apo nuk duam të rrimë bashkë në një çati për plot 4 vite, jo vetëm  me kë na pëlqen të kemi në krah e nuk na pëlqen të rrimë me kë kemi përballë”

Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, tjetër të polemizosh e tjetër të shahesh, e stërvitesh, tjetër të votosh kundër e tjetër të grisësh e hedhësh  në tokë fletën e votimit. Kurrë mund të mos biem dakord por nuk mund të sillemi si njerëz."

Rama shtriu dorën

"Që kjo sallë të mos zhytet në llucën e brutalitetit e vulgaritetit . Askush të mos bëjë më të fortin, me gjuhë këmbë e duar nuk del më i fituar"   

"Nuk dua të drejtoj gishtin nga pala tjetër por dua të mbaj pjesën e fajit tim për aq sa na takon. Dora jonë është e shtrirë drejt PD-së. Nuk është fjalë për të kaluar radhën por vijë mendimi."

Gati te dialogojme 

Kryeministri Edi Rama tha se ishte gati të bashkëpunonte me Bashën për disa propozime të opozitës por kishte një paralajmërim.  

"Të jemi të qartë. Nuk duam asnjë lëshim nga ju por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju bëni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja dhe nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vesh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe I bën mirë vendit njerëzve dhe të ardhmes.

I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja. Jemi të hapur të dialogojmë drejtëpërdrejtë me ju por një gjë mbani mend: me urdhra me kërcënime me ultimatume me ne nuk keni arritur dhe nuk do të arrini asgjë, ndërsa me komunikim të drejtëpërdrejtë duke folur me njëri tjetrin mund të merremi vesh për shumëçka.

Harro ndermjetesuesit e huaj

Rama tha se nuk do të pranojë ndërmjetësues të huaj.

"Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë qeverisëse nuk do të pranojë asnjëlloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet krizat e berndshme politike. Ato shkaktohen alla shqiptarçe nga ne e nga ju prandaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne e ju. Jo duke folur anglisht por vetëm shqip."