Minatori prej 20 orësh ende në galeri, asnjë gjurmë nga 60-vjeçari që mbeti i bllokuar në minierën e Bulqizës
Muharrem Plaku, rreth 60-vjeç, vijon të jetë i bllokuar nën tokë në një miniere në Bulqizë prej mesdites së të mërkurës, kohë kur një masiv shkëmbor u shemb në galeri.
Ngjarja u raportua rreth orës 12:10 bëri me dije policia e Dibrës që nuk dha asnjë sqarim tjeter përves faktit se Muharrem Plaku po punonte në galeri.
Aksidenti sipas burimeve është shënuar në galeritë e e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezëve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator.
Prej mesdites ndërkohë pranë minierës vijon një operacion për zhbllokimin e galerive dhe nxjerrjen e teknikut të bllokuar nëntokë, gjendja shëndetësore e të cilit nuk konfirmohet.
Por ndërhyrja nga Grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave është e vështirë dhe komplekse.
Sipas burimeve, galeritë janë bllokuar nga rreth 80 metër kub gurë, ndaj ndërhyrja mund të kryhet nga një galeri tjetër e minierës.
Ky është incidenti i tretë në minierat e Bulqizës në më pak se një javë. Situata e sigurisë në minierat e kromit është prej kohësh me probleme.
2 minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga aksidentet në 7 muaj të këtij viti.
/OraNews/
