"Metropol si në mesjetë"/ Trafiku në Tiranë, qytetarët: Katastrofë, më shpejt në këmbë se me urban

Trafiku në Tiranë është kthyer në një makth për banorët e kryeqytetit.

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për trafikun dhe shkojnë me vonesë në punë. Gjithashtu ata thonë se e kanë të pamundur të repsektojnë distancën brenda në urban.

Qytetrai 1: "Mos na pyet, këtu është tmerr. Vonë bëhemi për punë. Urbanet vonohen. Si ta mbajmë distancën në autobus, jemi si në mesjetë në urbane. Jam detyruar të shkoj në këmbë në punë, për shkak të trafikut. Më shpejt mbërrij në këmbë sesa me urban. Tirana është metropol si në mesjetë."  

Qyetari 2: "Katastrofë, këtu nuk shkon asgjë mirë."

Ka dhe nga ata qytetarë që shprehen optimistë, duke shpresuar se rrugët do rregullohen sa më shpejt dhe se situata kaotike e trafikut do stabilizohet.

Qyetari 3:"Në rregullim e sipër është, do rregullohet. Ne do presim deri sa të rregullohet rruga, jemi optimistë. Do punojmë gjithë jetën për të rregulluar Shqipërinë."

Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.