"Kohë kovidiane" Tritan Kalo: Mjekët rekomandojnë ilaçe kundër Covid për përfitime monetare
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se mjekët shkruajnë receta për ilaçet kundër Covid-19 për përfitime monetare.
Kalo shpjegon se asnjë nga ilaçet si (Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj) nuk janë antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19.
"FDA, EMA, OBSH kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre", shkruan mjeku infeksionist në Facebook.
“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrat. Together forever!!”, shkruan Kalo.
