Rama: Krenaria më e madhe e mandatit II është lufta ndaj pandemisë, nuk kemi zili asnjë qeveri
Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se një nga krenaritë më të mëdha të mandatit të dytë është lufta ndaj pandemisë. Gjatë fjalës së tij ai tha se kemi qenë dhe mbetemi një nga vendet më efikase në këtë luftë. Kryeministri gjithashtu i bëri thirrje të gjithëve që të vaksinohen sa më parë.
Rama: "Një nga krenaritë më të mëdha të mandatit tonë të dytë do të mbetet fakti se në luftën me pandeminë, në përballimin e vështirësive të jashtëzakonshme që ajo ka sjellë, sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri apo vend tjetër. Kemi qenë dhe mbetemi në fashën e vendeve më efikase në këtë luftë.
Dje kemi marrë dhe lajmin e miratimit të GreenPass për lëvizjen e qytetarëve të vaksinuar lirisht në Evropë. Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët ende të pavaksinaur që të vaksinohen pa humbur kohë. "