Kokainë e ndarë në doza gati për t'u shitur, arrestohet 27-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 09:15
Policia e Fierit ka vënë në pranga nja 27-vjeçar, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Sipas bluve, u arrestua Asllan Lazemetaj, 27 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.