Kryetari i grupit të PD: Që në seancën e parë u shkel rregullorja për të zvogëluar përfaqësimin e opozitës në Kuvend
Alferd Rushaj, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, në një deklaratë për mediat u shpreh se që në seancën e parë plenare është shkelur rregullorja nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Ai tha se kjo është bërë me qëllim për të zvogëluar hapësirën e opozitës në Kuvend.
Alfred Rushaj: Secila forcë politike duhet të zinte vendin e vet në Komisionet parlamentare për të bërë detyrën në Kuvend. Për fat të keq që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja. U shkel për të zvogëluar hapësirën e opozitës në Kuvend. Kjo është e papranueshme. Nuk duhet ta bëj askush.
Prandaj i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe së dyti grupit parlamentar të PS që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet parlamentare. Detyra jonë është që të marrim pjesë atje. Të ngrejmë zërin dhe të bëjmë opozitën.
Pyetje: Sali Berisha sapo është vetëdeklaruar si pjesë e grupit parlamentar?
Rushaj: Ne do ndjekim çdo rregull, çdo rregullore, por ajo që unë jam sot, është për të thënë që PS në mënyrë të hapur të shkel rregulloren. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën që ata të marrin kohë në këtë seancë që edhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga PS.
