Debat në Kuvend/ Basha i ndërpret fjalën Ballës: Rri aty mos bëj dërr-dërr

Në seancën plenare që u mbjat ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë formuar 4 Grupe Parlamentar, por LSI duke qenë se ka pasur vetëm 4 deputetë, nuk është përfshirë në asnjë grup.

Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që anëtarët e Komisioneve të mos votoheshin ditën e sotme, ku dhe ka kërkuar që këto Komisione të përfshiheshin edhe deputetët e LSI-së, pasi këta të fundit të bënin propozimet e tyre.

Taulant Balla: E drejtë ajo që  ngre Vasili. Kërkoj mirëkuptimin që të rishikonte propozimet e veta në numrin që ka propozuar se do të ketë mbi 70 deputetë që nuk është ky numri që ka PD. Sipas rregullores së Kuvendit që shumica ka të drejtë të ruajë shumicën. Është e pamundur që të ruhet. Në rast se do të repartizohen deputetët e LSI. Do kërkoja që emocionet të lihen jashtë sallës.

Teksa po bënte propozimin ai është ndërprerë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i ka thënë që të mbyll gojën.

Basha- Ballës: Mbylle atë gojë, mos na bëj dërr-dërr ti. Kush je ti? Kush ta jep të drejtën.