Çipa: Veprimet e Berishës kanë aktivizuar të pakënaqurit në PD, do të ketë përplasje të tjera
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se situata në PD tashmë mund të çojë edhe në përplasje të tjera.
Ai tha se deklaratat e Berishës, më shumë ka aktivizuar grupet e të pakënaqurve nga sfidat e humbura të PD-së nën drejtimin e Bashës.
Çipa: Sot në PD kemi një moment të ri, por tashmë Berisha gëzon një marrëdhënie të re me SHBA vendimi i SHBA-ve ishte goditja më e madhe politike që i është bërë. Për shkak të kësaj situate ai kthehen në pozitën e protagonistit të politikë-bërjes. Kështu ati politik vihet përballë birit të tij politik. Unë mendoj se një situatë e tillë mund të çojë edhe në përplasje të tjera.
Deklarata e Berishës, më shumë ka aktivizuar grupet e të pakënaqurve nga sfidat e humbura të PD-së nën drejtimin e Bashës. Pra, Basha nuk ndodhet vetëm përballë atit të tij politik, por ndodhet edhe përballë të pakënaqurve të tij, sepse i kishte me vete kur gëzonte mbështetjen e Berishës. Basha ka dy aleanca të forta me SHBA-në në këtë rast, dhe së dyti që ai po ndërton një marrëdhënie pragmatike me Ramën. Prandaj ai e akuzon për kapje.
Çipa shtoi se Berisha e ka humbur mundësinë për të shtuar një kapitull politik në karrierën e tij dhe se nuk mund të ketë më një produkt.
Çipa: Ne nuk kemi një meritokraci në parti, por kemi një hierarki që ndërtohet me preferenca sipas atyre që qeverisin partitë në vend. Berisha e ka humbur mundësinë për të shtuar një kapitull politik në karrierën e tij. Veprimet e tij mund të shkaktojnë diversitet në parti, por asgjë tjetër, jo një produkt.

