Ksamil, ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë, prangoset 51-vjeçari

Ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, vihet në pranga një person.

Ky person, kishte ndërtuar  një objekt pa leje brenda vijës së verdhë me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me IVMT bashkia Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.1, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje. Policia bëri ndalimin e shtetasit A. C., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil." - njofton policia 

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.