Balla votohet si kryetar i grupit të PS, Rama porosit deputetët: Mos u merrni me opozitën!

Partia Socialiste mblodhi para seancës plenare grupin parlamentar, ku u votua me shumicë votash kreu i grupit Taulant Balla.

Balla mori 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ora News mëson se kryeministri Rama ka porositur deputetët gjatë mbledhjes që të mos merren me opozitën dhe të mos debatojnë me ta.