Opozita me tre grupe parlamentare në Kuvend

Opozita do të përfaqësohet me tre grupe parlamentare në Kuvend, një i PD-së që do ketë 44 deputetë dhe dy të tjerë të aleatëve të saj me nga 7 deputetë.

Ndërkohë PS ka 74 deputetë në grup.Ora News mëson se LSI nuk do të ketë grup parlamentar.

Grupet janë emërtuar; Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim.

Grupi Parlamentar Aleanca per Ndryshim

-Fatmir Mediu-kryetar

-Agron Duka -nenkryetar

-Merita Bakiu- zëdhënëse

-Elda Hoti - sekretare

-Vangjel Dule- anëtar

-Emilja Koliqi- anëtar

-Dash Shehi- anëtar

Grupi për Demokraci dhe Integrim

-Mesila Doda -kryetar

-Ilda Dhori- nënkryetar

-Andia Ulliri- zëdhënës

-Nusret Avdulla- sekretar

-Shpetim Idrizi- anëtar

-Selaudin Jakupllari -anëtar

-Kasem Mahmutaj-anëtar

Në seancën e sotme plenare pritet të konstituohen organet e reja të Kuvendit si dhe komisionet e përhershme parlamentare.

-Komisioni për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi.

Nënkryetare  do të jetë deputetja socialiste Klotilda Spahiu.

-Komisioni i Medies, do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar do të jetë  Petro Koçi.  

-Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku.

Nënkryetare do të jetë ish-ministrja e Drejtësisë Drejtësisë Etilda Gjonaj.

-Komisioni i ligjeve, do të drejtohet  nga Klotilda Ferhati.

Nënkryetar do të jetë  Oerd Bylykbashi. 

-Komisioni i Sigurisë, i është besuar ish-ministrit të LSI-së, tashëm në radhët e opozitës Nasip Naço.

Nënkryetar do të jetë demokrati Flamur Noka.

-Komisioni i Jashtëm, do të drejtohet nga ish-ministrja Mimi Kodheli.

Nënkryetar do të jetë Tomorr Alizoti.  

-Komisioni i Ekonomisë, i është besuar Eduard Shalsit.

Nënkryetare do jetë Sorina Koti.

-Komisionin e Veprimtarisë  Prodhuese, do ta drejtoje Arben Pllumbi.

Nënkryetar do jetë  Helidon Bushati.

Gjithashtu dy kampet kryesore politike kanë propozuar edhe nënkryetarët e Kuvendit. Socialistët do të përfaqësohen nga ish-ministrja Ermonela Felaj, ndërsa demokratët me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.