Elbasan: U rikonstruktua pak kohë më parë, rrugës po i çahet asfalti dhe toka po i rrëshket

E rikostruktuar pak kohë më parë rruga që të çon në fshatin Shijon në Elbasan rrezikon të marrë jetë njerëzish. Rreth 600 banorët e fshatit kanë nisur të përballen çdo ditë me vështirësitë e një asfalti që çahet dhe toka rrëshket.

Zgjedhjet mbaruan dhe ata ndihen të lënë pas dore duke treguar me gisht kompaninë e ndërtimit për cilësinë e punimeve.

Elbasan: U rikonstruktua pak kohë më parë, rrugës po i

Elbasan: U rikonstruktua pak kohë më parë, rrugës po i

Por problemi nuk mbaron me kaq. Sapo përfundon pjesa e asfaltuar qytetarët përballen me pjesën tjetër të rrugës e cila nuk ka njohur investim prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët jetojnë me prodhimet bujqësore për të cilat tashmë transporti është kthyer në një sfidë deri në mbërritjen në tregun e Elbasanit.

Elbasan: U rikonstruktua pak kohë më parë, rrugës po i