Si në kohët e perëndimit të egër, kuajt ‘pushtojnë’ rrugët e Burrelit
Kuajt mbizotëruan për disa orë në rrugët e Burrelit, si në kohët e perëndimit të egër.
Pasioni për kuajt bëri bashkë në qytetin verilindor anëtarët e grupit “Albanian Cowboys”.
Në jetën e përditshme ushtrojnë profesione nga oficer policie e deri tek punonjës të administratës shtetërore, ndërsa bashkë i bëri ky sport i ri në Shqipëri.
“Aderojmë mes Facebook-t, rrjeteve sociale, mblidhemi dhe vizitojmë vende të ndryshme të Shqipërisë. Kemi kalëruar në shumë vende. Burreli ëhtë destinacioni i rradhës”- shprehet Shkëlzen Barahaj – Drejtues i grupit “Albanian Cowboys”.
Tiranë: Dy adoleshentë godasin me thikë shokun tek ish-Nisheraku
13 Shtator, 16:47
Kudo që shkojnë tërheqin vëmendje dhe përcjellin mesazhe, kryesisht për të rinjtë.
“Adoleshentët mos tëmerreshin me alkoolin, me hashashin por tu merrshin me sportin”- thotë Gazmir Fiçorri – Anëtar i Grupit “Albanian Cwboys”
Grupi “Albanian Cowboys” aktualisht ka 20 anëtarë, ndërsa pritet t’i shtohen edhe anëtarë të tjerë të apasionuar pas këtij stili të hipizmit në vendin tonë, të frymëzuar nga filmat “Cowboy” .

