Rritja abuzive e çmimeve prek edhe Vlorën, 50 lekë një gjysmë buke: Nuk përballohet!

Prej kësaj të hënë qytetarët e Vlorës e blenë bukën 10 deri në 20 lekë më shtrenjtë. Të irrituar e konsiderojnë abuzive rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

"Është rritur me njëqind lekë."

Kur shkuan për të blerë bukën e mëngjesit mësuan se çmimi ishte rritur.

Ata që kishin marrë me vete lekë sipas çmimit të vjetër nuk mundën ta paguajnë.

"60 më tha, unë vajta me 50 si gjithmonë."

Në furrat e bukës në Vlorë buka u shtrenjtua deri në 20 lekë.

"Me 20 lekë, po u rrit mielli do rriten dhe ato."

"Ishte 60 u bë 80."

Për shumë qytetarë, rritja e çmimit të bukës është një kosto shtesë, për të tjerë e papërballueshme.

"Nuk përballohet."

"Jo vetëm buka. Të gjitha janë rritur. Çmimet në stratosferë."


Administratorët e furrave të bukës, fajësojnë tregtarët e miellit. Deri tani Autoriteti i Konkurrencës nuk ka nisur hetime veç paralajmërimit për monitorim të abuzuesve.